Erling Haaland ka thënë se ai nuk mund të krahasohet ende me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Sulmuesi norvegjez është duke shkëlqyer te Borussia Dortmundi, duke shënuar 33 gola në 31 paraqitje në këtë edicion.
Ai po ashtu po tregon formë të lartë edhe në Ligën e Kampionëve, derisa është bërë lojtari më i ri që arrin të shënojë 20 gola në 14 paraqitje në garën më të madhe për klube në Evropë.
Për këto ndeshje, ai natyrisht se është para Messit dhe Ronaldos – që iu dashen 40, respektivisht 50 ndeshje për të arritur këtë shifër.
“Unë mendoj vetëm për veten time, për të përmirësuar lojën time çdo ditë”, ka thënë Haaland për Dagbladet.
“Unë nuk kam nevojë të flas për Messin dhe Ronaldon, ndoshta lojtarët më të mirë në histori. Unë ende kam nevojë për shumë për t’i arritur ata”, ka shtuar më tej norvegjezi
Këtë sezon, Messi ka shënuar katër gola më shumë se Haaland, ndërsa Ronaldo ka shënuar 30 – tre më pak se Haaland në të gjitha garat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.