Sporti i xhudos i ka sjellur një tjetër medalje Kosovës.
Kësaj radhe ishte garuesja Erza Muminoviq që arriti të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për junior që po mbahet në Luksemburg.
Erza fitoi vendin e tretë në kategorinë deri në 52 kilogramë, në luftë për të bronztën mundi me ippon italianen, Federica Silveri, përmes repesazhit.
Garuesja nga Kosova në përgjithësi pati katër fitore dhe një humbje në këtë kampionat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.