×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Është shumë vapë, klubet kundërshtojnë datën e nisjes së Serie A

    Reporteri
    26 Korrik 2022 | 18:24

    Data e fillimit për kampionatin italian ka sjellë shumë polemika. Momentalisht është caktuar 13 gushti, por duke parë situatën qe po kalon vendi, me temperaturat e larta, klubet kanë dalë kundër.

    Sipas tyre lojtarët nuk mund të japin më të mirën e tyre pa marrë parasysh dhe rreziqet e shëndetit. Por diçka të tillë e ka mohuar kategorikisht, Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, i cili është i bindur se kampionati do të fillojë normalisht.

    Pavarësisht presionit për bojkot nga Liga e Futbollit, sipas tij koha nuk premton për ta shtyrë datën në një moment të dytë. Aktualisht temperaturat në Itali arrijnë deri në 40 gradë celsius./A2CNN

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!