Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Keidi Bare është një lojtar që përbën interes të veçantë me atë çfarë ka treguar deri më tani në fushë.
Ai tashmë është shndërruar në një futbollist kyç te skuadra e Malagas, dhe nisur nga kjo merkatoja e verës mund ta gjejë mesfushorin shqiptar në një tjetër ekip.
Oferta e parë ka mbërritur në zyrat e Malagas.Bëhet fjalë për Espanyolin, i cili këtë sezon luajti në La Liga, por pa ia dalë të sigurojë qëndrimin edhe për një vit tjetër.
Sipas medias prestigjioze “AS“, bardheblutë e duan futbollistin shqiptar dhe mbetet të shihet sesi do të rrjedhin negociatat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.