×
  • Sport
  • Sport

    ESPN tentoi t’i mashtronte Furyn dhe Tysonin me një ofertë qesharake

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 11:55

    Tyson Fury dhe Mike Tyson, ishin gati për t’u përplasur me njëri-tjetrin në ring. Një sfidë ndoshta jo e barabartë, duke parë moshën e dy boksierëve, por që do të ishte idealja për fansat dhe do t’iu mbushte xhepat dy sportistëve.


    Gjithsesi, Tyson Fury ka zbuluar se EPSN tentoi t’i mashtojë të dy boksierët, duke iu ofruar nga vetëm 10 milion dollarë për një event prej 500 milion dollarësh.

    “Kur bisedova me Mike Tyson, po flisnim për një shumë 500 milionë dollarësh për një duel mes nesh, por oferta që na erdhi të dyve ishte qesharake. ESPN më ofroi 10 milionë dollarë, dhe po kaq edhe Tysonit, ndaj të gjithë u tërhoqëm nga kjo sfidë.

    Do të më pëlqente të dueloja ndaj Mike Tyson, të ndanim së bashku ringun. Nëse do të fitonte, njerëzit do të thoshin se jam një plehrë, pasi më mundi një 53-vjeçar. Nëse do të fitoja unë, do të më shanin, pasi do të mundja një boksier në pension”, u shpreh Fury.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!