Serie A ende nuk ka një datë për rifillimin, por të paktën klubet kanë marrë “OK”-in që të stërviten në grup.
Para se kjo të ndodhë, duhet që futbollistët dhe stafet të kryejnë testet për COVID-19, nga dy herë, si dhe analizat e gjakut. Më pas mund të zbresin në fushë dhe të vijojnë përgatitjet.
SPAL është klubi i radhës që i ka testuar të gjithë, përfshirë edhe portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berishën.
Ai, sikurse edhe të tjerët, kanë rezultuar të gjithë negativë dhe në klubin italian janë të qetë dhe mund të stërviten normalisht.
Tani, SPAL, por edhe klubet e tjera, pret datën e rifillimit të kampionatit.
Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka paralajmëruar se më 28 maj do të ketë një takim tjetër dhe pritet që të vendoset se kur mund të luhet sërish në Serie A.
Klubet vetë kanë rënë dakord që të rinisin më 13 qershor, datë që ata presin t’u konfirmohet nga autoritetet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.