Fëmija (emri i së cilë nuk është bërë publik), që ishte në stadiumin Wembley për të mbështetur Gjermaninë, qau pasi Anglia mundi Gjermaninë 2-0, një disfatë e cila e largoi ekipin gjerman nga UEFA Euro 2020. Fotot e saj filluan të qarkullonin shpejt në rrjete sociale, duke u pasuar me meme që përdornin gjuhë ksenofobike dhe të papërshtatshme, si “qaj naziste e vogël” dhe të tjera.
Një përzgjedhje e këtyre komenteve u mblodh dhe postua në Twitter nga eksperti i futbollit dhe ish sulmuesi, Stan Collymore, duke treguar se si “njerëzit mund të ishin kaq mizorë ndaj një fëmije kaq të vogël”.
No words necessary. pic.twitter.com/8qF4BtJelV
— Stan Collymore (@StanCollymore) June 30, 2021
Tani është ngritur një mbledhje fondesh me synimin për t’i treguar vajzës së vogël se “jo të gjithë janë ‘të tmerrshëm’ në Mbretërinë e Bashkuar”.
Faqja u krijua nga një burrë me emrin Joel Hughes, qëllimi fillestar i të cilit ishte të mblidhte £ 500 për vajzën në mënyrë që prindërit e saj të mund t’i bënin asaj ‘një dhuratë të këndshme’. Megjithatë, deri tani janë mbledhur plot £ 32,667.
Duke falenderuar njerëzit, Joel deklaroi se ai po punon për të gjetur familjen e vajzës dhe nëse nuk e gjen, ose familja “nuk dëshiron të gjendet”, ai do t’u kthejë mbrapsht të gjithëve paratë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.