×
  • Sport
  • Sport

    “Euro 2020” rrezikon të anulohet shkaku Coronavirusit

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 21:28

    Numri një i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se nuk përjashtohet asnjë masa ekstreme në rast të shtimit të rrezikut nga Coronavirusi, qoftë edhe anulimi i “Euro 2020”.


    “Nuk mund të përjashtojmë asgjë, por nuk duhet të na zërë paniku. Personalisht, nuk jam i shqetësuar, por duhet t’i shohim me shumë seriozitet zhvillimet. Shpresojmë që të mos arrijmë deri në pezullimin e eventeve të rëndësishme të shkallës globale”m deklaroi ai.

    Numri një i FIFA-s gjithashtu tha se nuk përjashtohet mundësia edhe i anulimit të ndeshjeve miqësore të Kombëtareve në muajin mars.

    Kujtojmë se Kosova është dy finale larg realizimit të ëndrrës, kualifikimit në Euro 2020.

    “Dardanët” janë në play-off të Nations League dhe fillimisht në gjysmëfinale do të kenë punë me Maqedoninë. Në rast fitores, ata në finale do të përballen me fituesin e duelit Bjellorusi-Gjeorgji për një biletë në Kampionatin Evropian.

    Gjatë ditës, gjithashtu drejtuesit më të lartë të UEFA-s, të kryesuar nga presidenti Aleksander Ceferin, janë mbledhur në Amsterdam për të diskutuar për evolucionin e Coronavirusit dhe ndikimin që mund të ketë në botën e futbollit.

    UEFA vazhdon të këmbëngulë se nuk do të ketë asnjë impakt në organizimin e Kampionatit Europian, verën e ardhshme, që do të organizohet nga 12 vende të ndryshme.

    Kujtojmë se për shkak të Coronavirusit, shumë ndeshje vikendin e kaluar janë anuluar në Itali, mes tyre super sfida mes Juventusit dhe Interit dhe meqenëse ky virus po përhapet, të gjithë janë në panik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!