Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 35 orësh e 17 minutash dhe 92 kilometra nga brigjet e Leçes, (San Focca) deri ne Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare, në afërsi të kepit të Gjuzës.
Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare e cila, sfidën të cilën e la në mes vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve , sot rrugëtimin e ka përfunduar, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.
Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh. Në momentin e mbërritjes, Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalçifikimit të gojës nga kripa. Gjendja e saj është shumë e mirë, shkruan A2Cnn.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.