Klubet e mëdha të Evropës e kanë “braktisur” Cristiano Ronaldon.
Ylli portugez ka edhe një vit kontratë me Manchester United, por nuk dëshiron të qëndrojë më në “Old Trafford”.
CR7 kërkon një ekip që garon në Champions League, por deri tani nuk po ia del të sigurojë asnjë akord.
Në Arabinë Saudite kanë një propozim të çmendur për 37-vjeçarin.
SuperSport shkruan se dy vite kontratë me 125 milionë euro pagë sezonale, 20 milionë euro për agjentin Jorge Mendes dhe 30 milionë për Manchester United për të blerë kartonin e sulmuesit.
Ndërkohë, Ronaldon e ëndërron edhe Corinthians.
Presidenti i klubit brazilian, Dulio Monteiro Alves fton portugezin t’i bashkohet skuadrës së tij.
“Në ëndërrojmë, sepse jemi Corinthians. Këtu kemi Willian dhe Renato Augusto. Në futboll gjithçka është e mundur, unë e kam detyrim të bëj më të mirën time për Corinthiansin. Po provojmë të marrim Cristiano Ronaldon. Për momentin nuk po bisedojmë, thjesht po monitorojmë situatën dhe jemi vigjilent. Imagjinoni që papritmas të ndjeni dëshirën të luani në Brazil… ”, deklaroi presidenti i klubit nga Sao Paulo.
Corinthinas renditet në vend të dytë në kampionat, me katër pikë më pas se Palmeiras.
Në stol qëndron portugezi Vitor Pereira, teksa tifozët presin titullin kampion, trofe që u mungon prej vitit 2019.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.