×
  • Sport
  • Sport

    Fanella e debutimit të Kobe Bryant shitet për 7 milionë dollarë

    Reporteri
    25 Prill 2025 | 14:06

    Fanella që Kobe Bryant kishte veshur në debutimin e tij me Los Angeles Lakers në vitin 1996 është shitur në ankand për 7 milionë dollarë.

    Fanella, e cila u përdor gjatë sezonit të tij të parë 1996-1997, është bërë tashmë fanella e katërt më e shtrenjtë sportive e përdorur ndonjëherë në një ndeshje.

    Amerikani e kaloi të gjithë karrierën e tij me Lakers, duke fituar pesë herë titullin e NBA-së dhe duke u shpallur Lojtari më i Vlefshëm (MVP) në vitin 2008.

    Kjo fanellë ishte shitur për herë të parë në vitin 2013 për vetëm 115,242 dollarë, shtatë vite para se Bryant dhe vajza e tij Gianna të ndërronin jetë tragjikisht në një aksident me helikopter.

    “Debutimet janë momente të vërteta të papërsëritshme në karrierën e një sportisti,” tha Brahm Wachter, kreu i koleksioneve moderne në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s.

    Fanella më e shtrenjtë e përdorur ndonjëherë në një ndeshje mbetet ajo e legjendës Babe Ruth, e quajtur “called shot”, e cila u shit për 24 milionë dollarë në gusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!