×
  • Sport
  • Sport

    Faqja zyrtare e Bundesligës ia kushton një aritkull të veçantë Milot Rashicës

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 20:22
    BREMEN, GERMANY - OCTOBER 19: Milot Rashica (L) of Bremen and Lukas Klünter (C) of Berlin in action during the Bundesliga match between SV Werder Bremen and Hertha BSC at Wohninvest Weserstadion on October 19, 2019 in Bremen, Germany. (Photo by Lukas Schulze/Bundesliga/Bundesliga Collection via Getty Images)

    Faqja zyrtare e Bundesligës së Gjermanisë ia ka kushtuar një artikull special Milot Rashicës


    Ylli kosovar ka shkëlqyer në dy vitet e fundit te Werder Bremen dhe gjatë verës pritet të kalojë në një klub më të madh, shkruan Reporteri.net

    “Rashica filloi të luaj në klubin e vendlindjes KF Vushtrria në Kosovë. Ai bëri debutimin e tij në moshën 16 vjeçare dhe ka shënuar 9 gola në 21 paraqitje, para se të transferohej në Holandë te Vitesse në verën e vitit 2015,” thuhet në artikullin e Bundesligës.

    “Rashica ka ndihmuar Vitessen për të fituar Kupën e Holandes në sezonin e tij të dytë me klubin. Kur ai u largua për te ëerder në janarin e vitit 2018 kishte regjistruar në total 100 paraqitje ku shënoi 15 gola dhe dhuroi 24 asiste në Holandë.

    Tutje në artikullin e publikuar sot nga faqja zyrtare e Bundesligës thuhet se Rashica luan ngjashëm si ylli kilian, Alexis Sanchez.

    Gjithashtu Rashica u rendit në mesin e pesë më të mirëve sa i përket golave të shënuar për minuta.

    Vetëm Mbappe i Paris Saint-Germain (një gol për 83 minuta), Messi i Barcelonës (69 minuta), Neymar i PSG-së (109 minuta) dhe Sadio Mane i Liverpoolit (122 minuta) kanë qenë me efikas se 7-shi i ëerderit i cili ka bërë një gol në 145 minuta. Në total Rashica ka shënuar 15 gola në 29 paraqitje edicionin e kaluar.

    KËTU e keni artikullin e faqes zyrtare të Bundesligës për Milot Rashicën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!