×
  • Sport
  • Sport

    Faqja zyrtare e Prishtinës tallet me Ismet Munishin pas finales së Kupës

    Reporteri
    30 Korrik 2020 | 10:16

    Prishtina është tallur me trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishin, pak orë pasi e mposhti në fushën e lojës në finale të Kupës së Kosovës të mërkurën, duke lartësuar trajnerin e vet, Armend Dallkun, njëkohësisht.


    Prishtina e fitoi trofeun e shtatë të Kupës së Kosovës dhe të parin nën udhëheqjen e trajnerit Armend Dallku, pasi e mundi 1:0 Ballkanin falë golit të Otto John në Stadiumin Fadil Vokrri.

    Ballkani i Munishit mbeti pa trofe dhe pa kualifikime për garat evropiane, megjithëse u mendua se do të ndodhtë e kundërta pas një sezoni mbresëlënës të skuadrës nga Suhareka nën udhëheqjen e tij.

    Disa orë pas ndeshjes, Prishtina u tall me Munishin duke shkruar në Facebook se Dallku e kishte dribluar atë.

    “Dallku dribloi Munishin. Viti i parë – trofeu i parë”, shkroi Prishtina në llogarinë e vet zyrtare në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!