×
  • Sport
  • Sport

    Fat në fatkeqësi për Barcelonën, Davies mungon në stërvitje te Bayerni

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 15:36

    Bayern Munich ka konfirmuar se Alphonso Davies ka munguar në stërvitjet e zhvilluara sot.


    Mbrojtësi kanadez ka pësuar lëndim në muskulin aduktor, duke ndier dhimbje që i pamundësuan të stërvitej.

    “Mund të konfirmojmë se Alphonso Davies ka lëndim në muskulin aduktor, dhe nuk mori pjesë në stërvitjet e sotme”, thuhet në njoftimin e Bayernit, shkruan Telegrafi.

     

    Ky padyshim që është lajm i hidhur për Bavarezët, pasi mbrojtësi ka qenë pjesë e rëndësishme e sukseseve të tyre në këtë edicion.

    Barcelona dhe Bayern Munich do të takohet të premten e kësaj jave me fillim nga ora 21:00, gjersa kampioni i Bundesligës shpreson që Davies të mos ketë lëndim serioz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!