×
  • Sport
  • Sport

    Fati kthehet në stërvitje, i gatshëm për ndeshjen ndaj Sevillas

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 11:30

    Ansu Fati më në fund është rikthyer nga lëndimi.


    Fati u lëndua në fillim të sezonit 2019/20 kur po kalonte në formën e tij më të mirë në karrierë, shkruan lajmi.net.

    Futbollisti u operua disa herë dhe tani pas një kohe të gjatë ka nisur stërvitjet me pjesën tjetër të ekipit.

    Përkundër shumë operimeve, rikuperimi i tij duket se ka shkuar mirë dhe është i gatshëm të kthehet në fushë më 11 shtator ndaj Sevillas.

    Sulmuesi do të shfrytëzoj pushimin dy-javorë kur luhet ndeshjet e kombëtareve dhe pritet të jetë 100% i gatshëm për Sevillan.

     

    Lajm shumë i mirë ky për trajnerin Ronald Koeman, që do të ketë një sulmues më shumë në ndeshjet e ardhshme.

    Fati llogaritet si një talent shumë i madh dhe ‘Blaugaranët’ presin shumë nga ai këtë sezon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!