Me transferimin e Lionel Messit dhe rrogën 35 milionë euro neto në sezon, fatura e pagave të gjigantëve francezë të PSG-së mbërrin në 302 milionë euro dhe lë pas atë të Real Madridit (250 milionë euro).
Një pjesë e mirë e faturës së spanjollëve u lirua prej largimit të kapitenit Sergio Ramos, i cili firmosi pikërisht me PSG-në dhe e qendërmbrojtësi tjetër, Raphael Varane (u transferua te Manchester United).
Dhe nëse Kilian Mbappe do të rinovojë në “Parc des Princes”, atëherë shpenzimet e klubit parisien do të shtoheshin akoma më shumë.
Sot, PSG ka faturën e pagave më të shtrenjtë në botë jo vetëm për një klub futbolli, por edhe për çdo klub sportiv në planet. Në vend të tretë, renditet Manchester United me bilancin e rrogave që u shkon 237 milionë euro. Në vend të katërt zbret Barcelona.
Dhe është pikërisht efekti Messi që sjell një zbritje prej tri shkallësh të klubit katalanas, që me argjentinasin në skuadër ishin klubi sportiv me pagat më të larta (281 milionë euro). Pas katër klubeve të futbollit, vendin e pestë e plotëson skuadra amerikane e bejsbollit, Los Anxheles Doxhers (227 milionë euro).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.