×
  • Sport
  • Sport / Parisi 2024

    Fazliu ia siguron Kosovës medaljen e dytë në Lojërat Olimpike

    Reporteri
    30 Korrik 2024 | 18:14

    Laura Fazliu ia ka siguruar Kosovës medaljen e dytë olimpike duke mposhtur kroaten Katerina Kriston për të bronztën, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Fazliu fitoi dramën në fund pas rishikimit për shkak se kroatja arriti wazari, por vendimi u kthye në favor të Fazliut.

    Fazliu arriti deri te medalja pas pikës së artë në këtë takim.

    Ndërkaq, për të ardhur deri te kjo ndeshje Fazliu ka mposhtur kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard në repesazh.

    Kjo është medalja e dytë e Kosovës në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris. Edhe medaljen e parë Kosovës ia sjelli xhudo kur Distria Krasniqi siguroi të argjendtën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!