×
  • Sport
  • Sport

    Federata e Italisë merr vendim për Ibran dhe Lukakun pas përplasjes që patën në derbi

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 13:24

    Nuk ka dënime të rëndë për dy protagonistët kryesor të derbit të fundit mes Interit dhe Milanit që përfundoi 2-1 dhe ishte i vlefshëm për Kupën e Italisë


    Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku janë dënuar me vetëm nga një ndeshje moslojë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Italisë, shkruan Reporteri.net

    Për të dy lojtarët ka skualifikim për një ndeshje në Kupë, pasi Ibrahimoviç mori karton të kuq, ndërsa Lukaku plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, duke humbur gjysmëfinalen e parë ndaj Juventusit.

    Përplasja e tyre bëri bujë të madhe në media, por dyshja fatmirësisht kanë shpëtuar me dënime të lehta. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!