×
  • Sport
  • Sport / Davis Cup

    Federata e Tenisit të Kosovës reagon pas provokimeve të Gjokoviqit në Kampionatin Botëror

    Reporteri
    24 Nëntor 2023 | 12:54

    Tenisti serb, Novak Djokovic ka provokuar sërish Kosovën, kësaj radha nga Kampionati Botëror i Tenisit, atje ku në prezantimin e ekipit serb, janë lëshuar këngë nacionaliste ku përmendet Kosova dhe ku bëhet thirrje që flamuri serb të valojë nga Prizreni deri në Rumi.

    Kjo ka bërë që Federata e Tenisit në Kosovë të reagojë duke e dënuar fuqishëm këtë provokim të Djokovic dhe pjesës tjetër të ekipit serb.

    “Është për keqardhje që provokime të tilla me këngë e veprime nacionaliste po ndodhin nëpër ngjarje të mëdha sportive, e sidomos në Davis Cup që është Kampionati Botëror i Tenisit (ITF)”.

    “Federata Ndërkombëtare e Tenisit si organizatore e kësaj garë është përgjegjëse dhe bashkëfajtore për këtë provokim të radhës ndaj shtetit të Kosovës”.

    “Federata e Tenisit për ta mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe institucionet e saja të pranuara ndërkombëtarisht, në koordinim me institucionet e lartpërmendura do ta bëjë ankesën e radhës në ITF, Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe institucionet të tjera relevante ndaj provokimit të fundit të tenistëve serb në Malaga”, thuhet në reagimin e kësaj Federatës së Tenisit.

    Ndryshe, Djokovic edhe në Paris, në turneun Rolan Garros pati bërë bujë të madhe me shkrimin e tij ku shkroi që Kosova është zemra e Serbisë.

    Gjokoviq prezantohet në Kampionatin Botëror me këngë që bën thirrje për aneksimin e Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!