Klubi i madh turk, Fenerbahce raportohet se po insiston që ta rikthejë në skuadër sulmuesin kosovar të Mallorca-s, Vedat Muriqin.
Sipas medieve turke, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, është synim i Fenerbahce-s në afatin kalimtar të janarit.
Fener e sheh Muriqin si zëvendësues të mundshëm të Youssef El-Nesyrit, ky i fundit është i lidhur me transferimin në Arabinë Saudite.
Klubi turk thuhet se është duke përgatitur ofertën në vlerë prej 10 milionë eurosh për rikthimin e Muriqit në Stamboll.
Ndërkohë, siç raportohet, Mallorca po heziton të lejojë shitjen e yllit të Dardanëve duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është Muriqi për skuadrën spanjoll.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.