Shumë shpesh të themi emrin Ronaldo na ka bërë të dyshojmë së për cilin Ronaldo po flasim, gjegjësisht për brazilianin Ronaldo Nazario apo për Cristiano Ronaldon.
Këta dy emra të mëdhenjë të fubtollit janë idhujë të shumëkujt, por duket se ‘Fenomeni’ nuk dëshiron ta përziejnë më askënd, pasi ai në një bisedë Live në Instagram, ka theksuar se ai është Ronaldo i vërtetë.
“Për CR7, duhet të jetë e mërzitshme të dëgjojë që unë jam Ronaldo i vërtetë”, ka thënë 43 vjeçari.
Por, nuk munguan edhe fjalët e mira për portugezin i cili shtoi se;“Njerëzit nuk mund të krahasohen. Cristiano do të mbetet në historinë e futbollit për golat dhe për vazhdimësinë që ka arritur. Ai do të mbetet një nga më të mirët, si Messi“.
Kujtojmë që brazliani luajti për Real Madridin, që nga viti 2002 deri në vitin 2007 dhe ishte edhe lojtar i Barcelonës, ndonëse vetëm për një vit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.