×
  • Sport
  • Sport

    Ferdinand ka një kërkesë: A më ndihmon dikush se si t’i mësoj fëmijët nga shtëpia

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 17:41

    Pandemia koronavirus, ka prekur të gjitha shtetet e botë, me këtë edhe Anglinë, ku tashmë shkollat dhe çdo aktivitet tjetër është mbyllur.


    Përveç shkolla edhe aktivitetet sportive janë ndaluar, deri në njoftimin e radhës, e njeriu më i shqetësuar për përhapjen e këtij virusi është legjenda e Man United, Rio Ferdinand, shkruan Reporteri.net.

    Ferdinand, thotë se shqetësohet për fëmijet, dhe kërkon nga njerëzit se nëse dijnë ndonjë program se si të mësojnë ata nga shtëpia.

    “Mbyllja e shkollave si rezultat i pandemisë COVID19 më kanë shqetësuar! A e di dikush  ndonjë mjet në internet që unë mund ta përdori për të ndihmuar fëmijët e mi të mësojnë. Dhe këtë le ta bën çdo prind”, shkroi Ferdinand në “Twitter”.

    Kujtojmë se edhe Premierliga ka pezulluar aktivitetin sportiv për një kohë ende të pacaktuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!