×
  • Sport
  • Sport

    Fergusonit i del telashe me komshiun, kjo është arsyeja

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 10:47

    Sir Alex Ferguson, ish-trajneri legjendar i Manchester United ka një konflikt me fqinjin e tij për planin e një ndërtimi të ri në zonën ku ai jeton.


    The Sun ka zbuluar se 78-vjeçari, i cili këmbënguli për shmangien e një rezidence banimi 3 katëshe vitin e shkuar, arriti ta anulojë atë në tentativën e parë, por tashmë plani është rikthyer sërish.

    Sir Alex kishte bërë një kërkesë për t’u ndryshuar plani i vilës, i cili do t’i zinte dritën shtëpisë së tij.

    Skocezi, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2013, jeton në Cheshire, në zonën e famshme rezidenciale të Manchesterit.

    Ai është gjithashtu i shqetësuar se ndërtimi do të prekë privatësinë e vilës së tij, ndërsa do të prekë edhe zonën përreth duke prerë shumë pemë.

    Në letrën e tij, ai i rendit të gjitha shqetësimet e tij autoriteteve lokale, të cilat pritet të vendosin muajin e ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!