×
  • Sport
  • Sport

    Feronikeli mëson kundërshtarët për raundin preliminar në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 11:03

    Feronikeli u kurorëzua me titullin kampion të Kosovës javën e kaluar, çka nënkupton se do të marrë pjesë në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori.


    Skuadra nga Drenasi e fitoi për herë të tretë Superligën e Kosovës, por dy herët e kaluara Kosova nuk ishte anëtare e UEFA-s.

    Ashtu siç ishte njoftuar nga UEFA më parë, faza parakualifikuese e Ligës së Kampionëve do të luhet në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë, që do të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin e Zekirja Ramadanit.

    Kampioni i ri i Kosovës është njoftuar me tre kundërshtarët e mundshëm, pasi në këtë fazë marrin pjesë 4 ekipe, nga kampionatet që kanë koeficientët më të ulët.

    Santa Colomna si kampion i Andorrës, Lincoln Red si kampion i Gjibraltarit, Tre Penne si kampion i San Marinos bashkë me Feronikelin do të jenë pjesë e kësaj faze.

    Në raundin parakualifikues skuadrat ndahen në dy vazo, teksa më pas luhet gjysmëfinalja dhe finalja.

    Fituesi i këtij raundi luan në rrethin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ndërsa humbësit do të përfundojnë në raundin e dytë kualifikues të Europa Ligës.

    Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen më 25 qershor, ndërsa finalja luhet më 28 qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!