×
  • Sport
  • Sport

    Festa e çmendur e tifozëve të Interit, nuk mungon as flamuri shqiptar

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 21:57

    Një festë e jashtëzakonshme shpërtheu në qytetin e Milanos, menjëherë sapo Interi siguroi matematikisht titullin e 19-të në kampionat.


    Pas përfundimit të sfidës Sasuolo-Atalanta në barazim 1-1, tifozët zikaltër pushtuan Piazza Duomon-n, teksa në këtë atmosferë elektrizuese, nuk mungoi as flamuri shqiptar.

    Të shumtë janë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe bëjnë tifo për Interin.

    Ata që jetojnë në Milano, nuk nguruan të dilnin të festonin në shesh, duke marrë me vete edhe simbolet kombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!