×
  • Sport
  • Sport

    Festa e Liverpoolit: Shaqiri si një mysliman i vërtetë, refuzon të laget me shampanjë

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 12:17

    Liverpooli mbrëmë festoi titullin e Premier Ligës pas 30 vitesh


    ‘Të Kuqtë’ festuan titullin e 19-të në histori të klubit, derisa pati shumë festë në dhomat e zhveshjes të Liverpoolit, shkruan Reporteri.net

    Xherdan Shaqiri gjithashtu u bë futbollisti i parë shqiptar që fiton Premier Ligën, derisa ai është vetëm njëri nga shumë lojtarët myslimanë që ka Liverpooli.

    Gjatë festës në dhomat e zhveshjes kamerat kanë kapur Shaqirin duke u ruajtur që të mos laget me shampanjë, pasi kontaktin me alkool ia ndalon feja e tij.

    Andy Robertson iu afrua Shaqirit me shampanjë, i cili u përkulë në mënyrë që të të mos lagej. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!