×
  • Sport
  • Sport / Video

    Festa e tifozëve të PSG-së përfundon me tragjedi, dy të vdekur dhe 559 të arrestuar pas festimeve në Francë

    Reporteri
    01 Qershor 2025 | 12:27

    Ajo që duhej të ishte një natë festimi historik për tifozët e Paris Saint-Germain pas fitores ndaj Inter Milanit në finalen e Champions League, përfundoi në dhunë dhe tragjedi.

    Një 17-vjeçar u vra me thikë në qytetin jugperëndimor të Dax gjatë një grumbullimi festues, ndërsa një grua që po lëvizte me skuter në jugperëndim të Parisit humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.

    Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, plot 559 persona u arrestuan, prej tyre 491 vetëm në Paris, në mes të kaosit që përfshiu rrugët e qyteteve franceze pas ndeshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!