Tifozët danezë kanë festuar si të çmendur kualifikimin e kombëtares së tyre në gjysmëfinale të Euro 2020.
Danimarka mposhti Çekinë me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen çerekfinale, duke siguruar kalimin tutje në Kampionatin Evropian.
Fitorja e danezëve erdhi falë golave nga Thomas Delaney dhe Kasper Dolberg, ndërsa për çekët golin e vetëm e shënoi Patrick Schick.
Kjo fitore ka bërë që Vikingët të sigurojnë gjysmëfinalen për herë të parë që nga viti 1992, atëherë kur edhe e fituan gjithë trofeun.
Ky triumf dhe kalim në gjysmëfinale ka bërë që festa të jetë e madhe në kampion danezë.
Tifozët e Danimarkës kanë festuar si të çmendur në Kopenhagë golat e ekipit dhe kualifikimin e kombëtares së tyre në gjysmëfinale të Euro 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.