×
  • Sport
  • Sport

    FFK bën të ditur për inicimin e procedurës disiplinore ndaj Eroll Salihut dhe drejtorit të Dritës e Drenicës

    Reporteri
    12 Prill 2022 | 17:01

    Fedarata e Futbollit të Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se Komisioni i Garave ka inicuar procedurë disiplinore ndaj përfaqësuesit të lartë ligjor të FFK-së, Eroll Salihut, drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit e drejtorit sportiv të Drenicës, Taulant Dajakut, përcjell Reporteri.net.

    FFK në njoftimin zyrtar thotë se arsyeja e këtij inicimi me procedurë ligjore ndaj tyre është se kanë shpifur në media, kanë nënçmuar si dhe dezinformuar organet e FFK-së si dhe ato të UEFA-s.

    Veç kësa, Komisioni i Garave së FFK-së ka njoftuar për procedurë disiplinore edhe ndaj klubit KF Dukagjini si dhe kryetrajnerit të KF Vushtrria, Samuel Nikaj.

    Njoftimi nga FFK-ja:

    Ndaj: Përfaqësuesit të lartë ligjor të FFK-së, Eroll Salihu. MOTIVI: Në prononcimin për media shpif, nënçmon, dezinformon dhe diskrediton organet e FFK-së dhe ato të UEFA-s. Sipas xhirime televizive.

    Ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drita” Valon Zymberi. MOTIVI: Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirime televizive.

    Ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drenica”, Taulant Dajaku. MOTIVI: Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirime televizive.

    Ndaj: KF ”Dukagjini”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, gjatë rrugës për në zhveshtore, një grup i tifozëve vendas nga tribunat kanë hedhur gurë në drejtim të gjyqtarëve, por pa e goditur askënd. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Dukagjini-Ballkani.

    Ndaj: Kryetrajnerit të KF Vushtrria, Samuel Nikaj, ID.015755M77. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes së Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi B, Vushtrria – Vitia, gjatë rrugës për në zhveshtore, ofendon rëndë gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!