×
  • Sport
  • Sport

    FFK cakton datat e dy ndeshjeve të mbetura në Superligë, Prishtina – Drita dhe Ballkani – Gjilani

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 14:17

    Stinori vjeshtor përfundon zyrtarisht me dy ndeshjet e mbetura nga javët e kaluara.


    Bëhet fjalë për ndeshjet mes Ballkani – Gjilani dhe Prishtina – Drita të cilat janë shtyrë për arsyeje të ndryshme.

    Tashmë bëhet e ditur që këto dy ndeshje do të zhvillohen në fundjavën e ardhshme, më 19 respektivisht 20 dhjetor.

    Fillimisht do të zhvillohet takimi në Suharekë, ku Ballkani më 19 dhjetor do të jetë nikoqir i Gjilanit.

    Ndërkohë të dielën e 20 dhjetorit, në kryeqytet Prishtina do të luaj me Dritën derbin e madh të futbollit kosovar.

    Superliga e Kosovës:

    E shtunë (19 dhjetor)

    12:30 Ballkani – Gjilani

    E diel (20 dhjetor)

    13:30 Prishtina – Drita

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!