Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës pritet që këtë të diel (17 maj) të takohen sërish me zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për të diskutuar fatin e edicionit 2019/20.
Koha e takimi nuk është specifikuar, megjithëse siç merr vesh Gazeta “Sheshi” pritet që të diskutohet vetëm për kampionatin elitar, sepse me shumë mundësi ligat e tjera do të shpallen të mbyllura sipas renditjes tabelare.
Madje, Federata e Futbollit e Kosovës nuk i ka kontaktuar fare klubet nga Liga e Parë, megjithëse kampionati ka lënë shumë dilema pa u zgjidhur dhe përfundimi i edicionit do të shkaktonte një ‘tajfun’ të vërtetë.
Mësohet se disa nga klubet e Superligës i kanë kthyer përgjigjjen FFK-së në lidhje me fillimin e kampionatit, derisa kanë kërkuar që topi t’i rikthehet fushës edhe njëherë, por që nuk kanë munguar as klubet që kanë preferuar të mbyllet ky edicion.
Kampionati elitar synohet që të nis më 5 qershor dhe stërvitjet e skuadrave mund të nisin nga data 19 maj (e martë), gjithmonë nëse Ministria e Shëndetësisë jep dritën jeshile për të vijuar me garën.
Gjithsesi, vendimin final pritet që ta ketë Ministria e Shëndetësisë që pritet të jap një përgjigjje përfundimtare këtë të diel nëse do të ketë garë apo do të mbyllet.
FFK do të mbajë edhe një takim konsultatitv me klubet e Superligës, cilido qoftë vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë.