×
  • Sport
  • Sport

    FFK e prezanton nesër trajnerin e ri të Kosovës

    Reporteri
    16 Shkurt 2024 | 19:48

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se nesër (e shtunë) do të bëhet prezantimi i përzgjedhësit të ri të Kosovës, i cili do të jetë gjermani Franco Foda.

    Foda gjatë karrierës së tij menaxheriale ka udhëhequr disa klube të njohura si Kaiserslautern, Sturm Graz, Zurich si dhe kombëtaren e Austrisë.

    57-vjeçari do të ulet në stolin e “Dardanëve” duke zënë vendin e sllovenit Primozh Gliha, i cili u largua nga Kosova pas përfundimit të ciklit kualifikues për Euro 2024.

    Prezantimi i trajnerit të ri siç thuhet më tutje në njoftimin e Federatës, do të bëhet në hotel “Emerald” me fillim nga ora 14:00./Reporteri.net/ 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!