×
  • Sport
  • Sport

    FFK-ja del me njoftim për biletat, paralajmëron keqpërdoruesit

    Reporteri
    08 Shtator 2023 | 15:33

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten ka dalë me një njoftim sa i përket biletave të ndeshjes Kosovë – Zvicër. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.

    Në njoftimin e FFK-së, thuhet se biletat e ndeshjes janë të personalizuara dhe nuk mund të transferohen te një person tjetër.

    Ka paralajmëruar se keqpërdoruesit do të përballen me organet e drejtësisë dhe ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve në tregun e zi. “Në secilën hyrje të stadiumit funksionon sistemi digjital dhe do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave të personalizuara. Çdo abuzim me biletat do të paraqitet tek organet e rendit, me të cilat jemi duke bashkëpunuar ngushtë në parandalimin e keqpërdorimit të biletave për ndeshje. Andaj, FFK fton qytetarët që të mos bien pre e mashtruesve në tregun e zi dhe çdo abuzim me bileta ta paraqesin tek organet e rendit”, ka shkruar FFK.

    Në fakt, biletat për këtë ndeshje janë shitur brenda pak orëve në ditën që kanë dalë në shitje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!