×
  • Sport
  • Sport

    FFK-ja inicion procedurë disiplinore ndaj Ballkanit pas akuzave të rënda për kurdisje

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 18:31
    FFK

    Ballkani i Suharekës ka akuzuar FFK-në të dielën se po përcakton se kush do të bëhet kampion, kush do të fitojë Kupën dhe kush do të mbetet pa asgjë.


    Ndërkohë FFK-ja përmes Komisionit të Garave ka hapur procedurë ndaj klubit therandas, aktualisht lider në Superligën e Kosovës.

    “Inicim disiplinor ndaj FC Ballkani. Motivi: Në deklaratën publike ofendon dhe akuzon organet e FFK-së dhe klubet për kalkulime (manipulime) në ecurinë e ndeshjeve kampionale dhe për Kupë”, thuhet në vendimin e Komisionit të Garave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!