×
  • Sport
  • Sport

    FFK me njoftim të rëndësishëm për tifozët që kanë bileta për ndeshjen Rumani-Kosovë

    Reporteri
    15 Nëntor 2024 | 12:43

    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë.

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen Rumania – Kosova se është përcaktuar pikëtakimi zyrtar për nisjen e organizuar drejt stadiumit.

    Vendtakimi do të jetë në rrugën Major Coravu, në orën 20:30 (sipas kohës lokale në Bukuresht) nga ku tifozët do të nisen në mënyrë të koordinuar nën përcjelljen e organeve të rendit deri te stadiumi. Ky vendtakim është i vlefshëm për të gjithë tifozët, pavarësisht nëse posedojnë bileta për tribunën veriore apo Kategorinë 1.

    Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij organizimi, FFK u bën thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga organizatorët dhe autoritetet e rendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!