Federata e Futbollit e Kosovës, është e vetmja që ka të drejtë të organizojë gara të futbollit në territorin e Kosovës.
Kështu është thënë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, sot, ku u shqyrtua dhe u analizua situata rreth klubit të të ashtuquajtur klub i futbollit “Trepça” nga Mitrovica e Veriut, në Divizionin e tretë të Republikës së Serbisë.
KE-në ka vlerësuar se kjo është e papranueshme, sepse vetëm FFK-ja ka të drejtë që në territorin e Republikës së Kosovës të organizojë garat e futbollit.
“FFK-ja gjithmonë ka qenë e gatshme të pranojë klubet e minoriteteve në sistemin e saj garues, andaj përpjekjet e Serbisë për të ndërhyrë në sistemin garues të Kosovës, jo vetëm që janë të papranueshme, por FFK-ja do të kërkojë me forcë nga UEFA, FIFA, Ministria e Sportit dhe Policia që të përdorin autoritetin e tyre, që të parandalojnë këto veprime të Serbisë dhe duke i kërkuar Federatës serbe që të ndalojë këto tentime të ndërhyrjes në sistemin garues të Kosovës”, thuhet në komunikatën e FFK-së.
Në të njëjtën kohë KE inkurajon komunitetin serb që përmes klubeve të veta të bëhen pjesë e garave të Kosovës sepse kjo do t’u ndihmojë atyre në integrimin e gjithëmbarshëm në shoqërinë kosovare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.