Anëtarja ekzekutive e UEFA-s, Evelina Christillin ka konfirmuar se po shqyrtohet opsioni për shtyrjen e Euro 2020, po që ende nuk ka një vendim final.
Anëtarja e këshillit të FIFA, tha se ka shumë gjasa që “EURO2020” të shtyhet, shkruan Reporteri.net.
Euro 2020 planifikohej të mbahej në 12 shtete të ndryshme, po kjo shihet si rrezik nga FIFA, pasi përhapja e virusit do të bartej shumë shpejt.
Kështu, Christillin ka thënë se po vlerësohet shtyrja e Euro 2020 për vitin tjetër.
“Nuk pati vonesa në suspendimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, sepse UEFA është konfederatë dhe nuk mund të vepronte ndryshe’ ka thënë Christillin.
“Ne po vlerësojmë mundësinë për të shtyrë Euro 2020 për vitin tjetër” ka shtaur Evelina për ‘Il Mattino’.
Vendimi për Euro2020 do të merret brenda kësaj jave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.