FIFA e ka publikuar sot një fotografi në rrjetet sociale, përmes së cilës e ka paralajmëruar ardhjen e Kampionatit Botëror.
Dhe, shtëpia e futbollit botëror në këtë fotografi i ka “përqafuar” (ia vendos dorën në qafë) futbollistin shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka, me kapitenin e Serbisë, Dusan Tadic.
Lojtarët në fjalë janë pjesë e grupit të njëjtë në “Katar 2022”, shkruan “Gazeta Express”.
Krahas helvetikëve dhe serbëve, në grup bëjnë pjesë edhe Brazili e Kameruni.
Shorti deshi që në të njëjtin grup të luajnë përsëri Zvicra me Serbinë, një përballje e zjarrtë kjo që ishte zhvilluar edhe në Botërorin e Rusisë, e ku kishin shkëlqyer pikërisht dy futbollistët shqiptarë nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët kishin shënuar gola në fitoren e madhe 2:1.
Ata madje kishin festuar me shqiponjë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.