×
  • Sport
  • Sport

    FIFA publikon listën e ngushtë për çmimin e lojtarit më të mirë për vitin 2020

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 17:06

    FIFA sot ka publikuar listën e ngushtë prej tre futbollistëve për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë për vitin 2020


    Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski janë të nominuarit për të fituar këtë çmim, shkruan Reporteri.net

    Favoriti kryesor është sulmuesi polak, Lewandowski, i cili fitoi gjithçka me Bayern Munichun.

    FIFA gjithashtu sot publikoi nominimet edhe për trajnerin më të mirë. Në garë janë Hansi Flick i Bayern Munich, Jurgen Klopp i Liverpoolit dhe Marcelo Bielsa i Leeds United. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!