Sot është publikuar renditja e re e FIFA-s dhe Kosova është në pozitën e 116-të
Kombëtarja e Kosovës në shtator luajti dy ndeshje, ku pati një barazim dhe një humbje, shkruan Reporteri.net
Dardanët barazuan 1-1 me Moldavinë në Itali, derisa u mposhtën në shtëpi 2-1 nga Greqia.
Dhe tani në renditjen e re të FIFA-s, Kosova ka humbur një pozitë, ku nga vendi 115-të ka rënë në të 116-tin.
Kujtojmë që muajin tjetër Kosova luan ndeshjen shumë të rëndësishme me Maqedoninë në kuadër të playoffit të Ligës së Kombeve. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.