×
  • Sport
  • Sport

    Figura tragjike e Realit reagon pas eliminimit nga Manchester City

    Reporteri
    08 Gusht 2020 | 10:48

    Raphael Varane ka marrë përsipër përgjegjësinë për eliminimin e Realit nga Liga e Kampionëve


    Manchester City e mposhti mbrëmë Realin me rezutlat 2-1, derisa dy golat që u shënuan nga ‘Qytetarët’ erdhën pas gabimeve të Varane, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes mbrojtësi francez e ka pranuar se është përgjegjës për humbjen nga City.

    “Kjo humbje është e imja. Më duhet ta pranoj atë”, ka thënë Varane.

    “Jam përgjegjës për këtë humbje. Ne ishim përgatitur mirë, por do paguash për gabimet. Ndihem keq për bashkëlojtarët”.

    “Tek rezultat 1:1 ne kishim mundësi për kualifikim dhe gjërat nuk shkuan si planifikuam”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!