×
  • Sport
  • Sport

    Fikreti i rekordeve, vrapon 80 kilometra, nga Prishtina në Istog

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 23:45

    Fikret Shatri vazhdon të mbajë primatin e një prej sportistëve më të përgatitur në vend.


    Ish-basketbollisti i njohur kosovar, ta i trajner në këtë sport, ka arritur të vrapojë sot mbi 80 kilometra.

    Shatri është nisur sot nga Prishtina me vrap drejt Istogut duke arritur cakun e tij pas më shumë se 8 orë vrapimi.

    As temperaturat e larta dhe veturat skaj rruge s’e kanë ndalur kampionin nga Tomoci i Istogut drejt kësaj storie të radhës suksesi.

    Fikret Shatri është anëtar i KTRA (Kosova Trail Running Association).

    Në të kaluarën ka kaluar me sukses maratonën në Turqi të vrapimit malor në Capadoccia (119km), ndërsa vrapimi i sotshëm është një nga më të veçantit ngase janë të pakët ata që kanë arritur 80 kilometra vrap në asfalt. /IndeksOnline/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!