×
  • Sport
  • Sport

    Fillojnë t’i hipin në qafë Mustafit: Kur ai të largohet, do të jetë mirë për Arsenalin

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 11:19

    Jamie Carragher ka thënë se për Arsenalin do të jetë më mirë kur Shkodran Mustafi do të largohet nga skuadra


    Arsenali dje u eliminua nga Liverpooli në Carabao Cup pas ekzekutimit të penalltive me ndeshjen që në kohën e rregullt përfundoi 5-5, shkruan Reporteri.net

    Në këtë takim, Mustafi shënoi autgol në minutën e 7-të, ndërsa pas ndeshjes u kritikua me të madhe nga tifozët dhe analistët e futbollit.

    Jamie Carragher, legjenda e Liverpooli, ka thënë se për Arsenalin do të bëhet mirë kur Mustafi do të largohet nga Emirates.

    “Unë mendoj se kanë kaluar ditët më të mira të Mustafit duke luajtur në Premier Ligë,” ka thënë Carragher.

    “Ai është vetëm një nga ata mbrojtës. Kur dikush e bën atë gjë i bën të tjerët nervozë.

    Image result for jamie carragher vs shkodran mustafi“Ju nuk mund të luani lojën tuaj, sepse ju jeni duke mbuluar gjysmën e tij.

    “Mendoj se pasi të largohet ai, do të jetë më mirë për të gjithë në Arsenal,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!