Në Kigali të Ruandës po zhvillohet Kongresi i 73-të i FIFA-s, një eveniment i rëndësishëm për futbollin botëror.
Në punimet e këtij kongresi pritet që Gianni Infantino të rizgjidhet president i FIFA-s për mandat të ri katërvjeçar. Në këtë Kongres, FFK përfaqësohet nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj, të cilët i kanë dhënë mbështetje presidentit aktual të FIFA-s.
FFK vlerëson punën e mirë të presidentit Infantino dhe e sheh atë si njeriun e duhur në krye të futbollit botëror. Ky i fundit ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të rritur nivelin e futbollit në të gjithë botën, duke krijuar mundësi për të rinjët dhe duke përmirësuar kushtet e punës për futbollistët në gjithë globin.
FFK është krenare për bashkëpunimin e saj të ngushtë me FIFA-n dhe presidentin Infantino, i cili vitin e kaluar e vizitoi vendin tonë, duke nxitur kësisoj edhe më shumë zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin. Bashkëpunimi i mirë me FIFA-n ka sjellë ndryshime të rëndësishme në futbollin tonë dhe sukseset e arritura janë falë punës së përbashkët me UEFA-n dhe FIFA-n.
FFK e uron Gianni Infantinon për mandatin e ri, duke besuar thellësisht se ai do të vazhdojë të bëjë një punë të jashtëzakonshme për zhvillimin e futbollit kudo në botë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.