×
  • Sport
  • Sport / Liga e Kombeve

    Vedat Muriqi s’ka të ndalur, shënon edhe golin e tretë ndaj Islandës

    Reporteri
    23 Mars 2025 | 18:02

    Kosova ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Islandës duke ngritur rezultatin në 3-1.

    Sërish golin për përfaqësuesen tonë e ka shënuar supersulmuesi Vedat Muriqi në minutën e 78-të të ndeshjes, shkruan Reporteri.net.

    Muriqi kështu kompletoi hetrikun e tij të parë në fanellën e Kosovës.

    Kosova po vazhdon të triumfojë 2-1 ndaj Islandës kur kanë mbetur edhe më pak se  20 minuta lojë.

    Islanda ka mbetur me një lojtar më pak nëfushë nga minuta e 69-të e ndeshjes.

    Gunnarsson është ndëshkuar me me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Vedat Muriqit.

    Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes mes Islandës dhe Kosovës.

    Përfaqësuesja jonë është në epërsi 2-1 ndaj islandezëve, falë dy golave të sulmuesit Vedat Muriqi, shkruan Reporteri.net.

    Rezultati i përgjithshëm deri tani nga dy ndeshjet është 4-2 për Kosovë, dhe më një këmbë është në Ligën B.

    Përfundon pjesa e parë, Kosova në epërsi ndaj Islandës

    Kosova ka kaluar në epërsi 2-1 ndaj Islandës në sekondat e fundit të pjesës së parë.

    Golin e dytë për përfaqësuesen tonë, dhe të tij personal në këtë ndeshje e ka shënuar sulmuesi Vedat Muriqi,.

    Golin Muriqi e shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë.

     

    Kosova barazon rezultatin 

    Kosova ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Islandës.

    Golin për përfaqësuesen tonë e ka shënuar sulmuesi Vedat Muriqi, shkruan Reporteri.net.

    Golashënuesi ynë më i mirë golin e shënoi në minutën e 35-të të ndeshjes.

    Islanda në epërsi

    Islanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës qysh në minutën e dytë të ndeshjes, shkruan Reporteri.net.

    Golin për islandezët e ka shënuar Oskarsson.

    Ky gol erdhi pas një goditje nga këndi për islandezët.

    Fillon ndeshja

    Ka filluar ndeshja mes Islandës dhe Kosovës në Murcia të Spanjës.

    “Dardanët” do të kërkojnë me çdo kusht të shkruajnë historinë duke hyrë në ligën B, të Nations League.

    Në lojën e parë në “Fadil Vokrri”, skuadra e udhëhequr nga Franco Foda, ka triumfuar me rezultat 2:1.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!