Federata e Futbollit e Maqedonisë ka bërë të ditur se nga sot do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen mes Kombëtares maqedonase dhe Kosovës, në play-offs kualifikues për EURO 2020.
‘Dardanët’ i ndajnë vetëm dy finale nga ëndrra për Euro 2020 dhe kundërshtari i parë është Maqedonia, para përballjes së mundshme në finale me fituesin e duelit, Bjellorusi – Gjeorgji, raporton Express.
Biletat për tribunat jugore dhe veriore të stadiumin “Todor Proeski” do të kushtojnë pesë dhe gjashtë euro dhe mund të blihen vetëm me dokumente identifikuese.
Biletat do të dalin në shitje në uebsajtin Mktickets.mk dhe mund të blihen fizikisht në pikat e mëposhtme:
– Arena Kombëtare “Todor Proeski” (çdo ditë nga 10:00 deri në 18:00)
– TA Globe – Ohër
– TA Bran – Prilep
– Bar koncepti – Strumicë
– Kafe Symbol – Shtip
– Literatura – Manastir
– Kiosk Korso – Negotinë
– Uni Son – Veles
– Duhani Leni + – Gjevgjeli
– Libero Travel – Koqan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.