×
  • Sport
  • Sport

    Finalja e Distria Krasniqit pas pak, këtu mund ta ndiqni LIVE

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 12:04

    Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Xhudistja e Kosovës ka arritur që ta mund mongolezen Urantsetseg Munkhbat në gjysmëfinale.


    Distria e nisi këtë aventurë me brazilianen Gabriela Chibana, të cilën e mposhti pa asnjë problem. Më pas, ajo e mposhti edhe kinezen Chen Hao Lin me Ippon për 20 minuta.

    Ndërkaq, në gjysmëfinale, Distria Krasniqi e mposhti Urantsetseg Munikhbatin për t’u kualifikuar në finale. Me kualifikimin në finale, Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës.

    Distria Krasniqi, pas pak minutash do të ndeshet në finale me japonezen Funa Tonaki.

    Ndeshjen mund ta ndiqni live KËTU.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!