Italia dhe Anglia ballafaqohen sonte.
Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Anglisë do të përballen sonte nga ora 21:00 në kuadër të finales së Kampionatit Evropian, shkruan lajmi.net.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” që ka kapacitet prej 90 mijë ulësesh.
Në këtë duel për shkak të masave të COVID-19 pritet të jenë rreth 65 mijë tifozë të pranishëm, shumica e tyre anglezë, ndërsa rreth 6600 bileta janë ndarë për tifozët italianë.
Ky numër tifozësh është shumë më i lartë në krahasim me sa ishin lejuar në fazën e grupeve në të njëjtin stadium 22.5 mijë tifozë, më pas ndaj Gjermanisë ishin 45 mijë tifozë, ndërsa sonte në finale pritet të jenë mbi 65 mijë tifozë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.