Ka përfunduar ndeshja ndërmjet skuadrës së Napolit dhe Fiorentinës në kuadër të raundit 32 në Serie A, shkruan Reporteri.net.
Napoli është mposhtur në shtëpi nga Fiorentina me rezultat përfundimtar 2-3.
Napolitanët e filluan ndeshjet mjaft mirë, ku në minutat e para të ndeshjes sulmuesi i skuadrës vendase, Victor Osimhen shënoi, por goli i tij nuk u numëru për shkak se ishte pozicion jashtë loje.
Ndërkaq në minutën e 29-të për skuadrën mysafire shënoi Nicolas Gonzalez, për të dërguar në epërsi minimale atë.
Pas fillimit të pjesës së dytë rezultatin e barazoi skuadra vendase, ku për ta realizoi Dier Mertens në minutën e 58-të.
Por, tetë minuta më vonë skuadra e Fiorentinës shënuan gol Jonathan Ikone, i cili dërgoi përsëri ata në avantazh.
5 minuta më vonë Arthur Cabral thelloi epërsinë ndaj Napolit, ku më pas ishte pikërisht sulmuesi polak, Osimhen, i cili ngushtoi këtë epërsi, ku realizoi gol në minutën e 84-të.
Disfata që pësoi Napoli në këtë ndeshje i hap rrugë skuadrës së Milanit për ta forcuar pozitën e parë, ku aktualisht gjenden.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.