×
  • Sport
  • Sport

    Fitoi medalje për Kubën, shpërblimi qesharak për sportistin po bën xhiron e botës

    Reporteri
    13 Gusht 2021 | 8:33

    Kuba ishte një nga surprizat e mëdha të Olimpiadës “Tokio 2020”, duke e përfunduar evenimentin në vendin e 14 të tabelës së medaljeve, falë 7 medaljeve të arta, 3 të argjendta dhe 5 të bronzta.


    Shumica e medaljeve për Kubën erdhën nga sporti i boksit, por, pavarësisht suksesit në këtë disiplinë, ditët e fundit është bërë virale një fotografi, ku tregohet se si qeveria kubaneze shpërblen kampionët e saj në evenimente ndërkombëtare.

    Në foto shihet boksieri Ronnis Alvarez, i cili fitoi titullin në kampionatin panamerikan të të rinjve, ndërkohë që para tij ka shpërblimin për medaljen e artë: ushqime bazike dhe produkte të higjienës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!